Çfarë u diskutua nga ministrat e Jashtëm të NATO-s për situatën në Kosovë

29 Nëntor 2023 | 09:34

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve se situata e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon. Nisur dhe nga sulmi i fundit ndaj Policisë së Kosovës, Ministrave të Jashtëm thanë se aleanca do të shqyrtojë shtimin e pranisë afatgjatë në rajon. Stoltenberg tha se NATO do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që të ruajë stabilitetin në rajon.

“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, tha sekretari Stoltenberg, i cili bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken vunë theksin te qëndrueshmëria në Ballkan.

Ne takimin e zhvilluar mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenverg dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken u nda shqetësimi për rritjen e tensioneve, duke iu referuar veçanërisht retorikës nxitëse në Bosnje dhe tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe dhunën ndaj forcave paqeruajtëse të aleancës.

Në një nga seancat në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s u diskutua veçanërisht për gjendjen e sigurisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor ku mori pjesë Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane, James O’Brien.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual

Zyrtarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë në bisedime me Pakistanin rreth mundësisë së deportimit në vend të një kreu të një bande që...
16:48 | 03/07/2026

Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?

Disa nga figurat më të larta të Iranit kanë udhëtuar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të udhëheqësit suprem të vrarë, Ajatollah Ali Khamenei...
16:35 | 03/07/2026

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është gjetur në Arkivat Kombëtare në Kew të Britanisë së Madhe. Dokumenti historik u zbulua...
16:26 | 03/07/2026