670 mijë tonë naftë nga Bankers, kompania investoi mbi $100 milionë vjet, rinis puna për shpimin e puseve të reja
Prodhimi i naftës në fushën e Patos-Marinzës arriti në rreth 670 mijë ton gjatë vitit të kaluar. Kompania koncesionare e këtij vendburimi Bankers Petroleum Albania konfirmon se gjatë vitit 2020 prodhimi shënoi një rënie të lehtë kundrejt vitit 2019 si pasojë e pandemisë e cila reduktoi konsumin dhe uli ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare.
Bankers është kompania më e madhe e prodhimit të naftës, e cila zë rreth 90% të totalit në këtë treg dhe zë një peshë të rëndësishme në eksportet shqiptare.
Burimet zyrtare të Bankers konfirmojnë se investimet arritën në mbi 100 Milionë dollarë në fund të vitit ndërkohë që pagesat për rentën minerare mbi 18 Milionë dollarë. Renta e paguar në Bankers dominon buxhetin e doganave pasi zë rreth 75% të totalit të rentës së paguar në Shqipëri.
“Viti 2020 ka qenë padyshim një nga periudhat më sfiduese për kompanitë e naftës. Çmimet e naftës shënuan minimumin historik të 20 viteve të fundit por ne gjithsesi vijuam të jemi të fokusuar në zhvillimin e këtij aseti, ruajtjen e një mjedisi të sigurtë për të gjithë punonjësit tanë si dhe vijuam angazhimin tonë në komunitetet ku ne operojmë”, konfirmon Bankers.
Ndërkohë për vitin 2021, planet duken më optimiste si pasojë e përmirësimit të situatës së tregjeve ndërkombëtare, ku çmimet e naftës kanë kaluar tashmë në mbi 65 dollarë për fuçi. Nëse çmimi do të vijojë të rritet dhe të ketë qëndrueshmëri, Bankers planifikon të rinisë shpimet për puse të reja të naftës çka do të ndikojë në përmirësimin e prodhimit të naftës.
Përgjatë këtij viti do të vijojnë investimet në rritjen e eficencën së operacioneve. Një nga investimet më të rëndësishme është përfundimi I tubacioneve të naftës përgjatë gjithë Patos-Marinzës çka mundëson jo vetëm uljen e kostove por edhe reduktimin e impaktit në mjedis.
“Projekte të tjera të rëndësishme që të vijojnë këtë vit është modernizimi I rrjetit energjitik dhe shtimii njësive trajtuese të naftës, një proces ky i rëndësishëm në operacionet hidrokarbure”.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)