Drejtori i CIA-s shkon në Katar, bisedime mbi luftën Hamas-Izrael dhe pengjet
Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar një nga zyrtarët e tij më të besuar dhe me ndikim në Lindjen e Mesme me shpresën për ta kthyer një armëpushim të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit në një marrëveshje më të qëndrueshme.
Një zyrtar amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se drejtori i CIA-s, William Burns, udhëtoi drejt Katarit të martën për bisedime të nivelit të lartë, “duke përfshirë diskutimet për pengjet”.
CIA, e cila rrallëherë flet për udhëtimin jashtë vendit të drejtorit të saj, nuk pranoi të bënte komente për udhëtimin, i cili fillimisht u njoftua nga gazeta The Washington Post.
Media izraelite, si dhe media të tjera, cituan burime diplomatike të thoshin se në Doha, zoti Burns është takuar me kreun e agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad, si dhe me zyrtarë të Katarit dhe Egjiptit.
Zyrtarët e lartë amerikanë e kanë mbështetur Izraelin me fjalë dhe me armë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz në Izrael, shumica civilë.
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar lirimin e rreth 240 personave të marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit, duke përshëndetur armëpushimin tashmë pesë-ditor, gjatë të cilit janë liruar 70 pengje në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve nga burgjet izraelite.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve