Dita e Çlirimit, kurora me lule nga ministri Peleshi dhe zyrtarë të tjerë në Korçë

29 Nëntor 2023 | 12:51

Dita e sotme ka shënuar 79-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë.

Me këtë rast në Varrezat e Dëshmorëve të Korçës janë organizuar homazhe në nderim të të rënëve ku janë vendosur kurora dhe buqeta me lule.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me këtë rast ka vendosur një kurorë në emër të Ministrisë së Mbrojtjes.

Me rastin e 79 vjetorit të çlirimit të atdheut janë vendosur kurora edhe në emër të grupit të deputetëve të Qarkut Korçë, ashtu siç janë vendosur kurora nga institucioni i Prefektit, Bashkia e Korçës, këshilli i qarkut dhe veteranë të LANÇ ndërsa janë vendosur buqeta me lule nga komunitetet fetare, universiteti i Korçës, drejtoria vendore e policisë si dhe organizata politike dhe shoqërore.

Me pas të pranishmit kanë bërë homazhe në varrezat e të rënëve dhe në vazhdim kanë vizituar edhe muzeun e kësaj lufte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026