“E krijova vetë”- Personazhi që imitoi Skënderbeun në Paradë: Veshja peshon 12 kg
Ish-oficeri i RENEA, Shkëlzen Brahaj, i cili imitoi Skënderbeun gjatë festimeve të Paradës në Shqiptarëve ditën e djeshme me rastin e Pavarësisë, është shprehur se veshja që ai kishte improvizuar, peshonte rreth 12 kilogram.
Komentet Brahaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se përkrenarja është ajo që peshon më shumë nga e gjithë veshja, rreth 3.5 kilogram.
Ai tha se nuk është hera e parë që ai bën gjëra të veçanta për festat kombëtare, pasi diçka të tillë e ka bërë edhe më parë.
“Unë ndër vite bëj gjëra të tilla në evenimente e festa. Duke u nisur nga madhështia e ceremonisë, duke parë se ishin shumë të ardhur nga e gjithë bota, më erdhi shumë mirë sepse përfaqësova një figurë shumë të njohur.
Kishte brohoritje edhe nga njerëzit anash paradës, por edhe tribuna ishte e jashtëzakonshme. Unë nuk është se kam një ide të saktë të veshjes, por jam munduar t’i përafrohem. Përkrenarja është imitim, është bërë me pak mjeshtëri, por me shumë dashuri. Është bërë me ndihmën e Llesh Bibës, një skulptor i vjetër.
Përkrenarja peshon 3.5 kilogra, ndërsa veshja peshon 12 kilogram. Përkrenarja është më e rënda. Edhe shpata është në përmasat origjinale të Skënderbeut, është shpata e dytë e Skënderbeut, sepse e para ka qenë e drejtë”, është shprehur Brahaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë