Mësim gjatë gjithë jetës? Vetëm 0,7% e shqiptarëve 25-65 vjeç u trajnuan në 2022

29 Nëntor 2023 | 16:36

Edukimi në vazhdim duket një sfidë e humbur nga shqiptarët.

Një raport i Fondacionit Europian të Trajnimeve për vitin 2022 ka nxjerr në pah se vetëm 0,7% e popullsisë 25-64 vjeç në vendin tonë kanë marrë pjesë në një trajnim që ka të bëjë me përditësimin e njohurive.

Ky ishte niveli më i ulët rajonal, pasi në Serbi gati 6% e kësaj grupmoshe ndjek trajnime, në Malin e Zi 3,2%, në Maqedoninë e Veriut 2.5% dhe në Bosnjë 1.8%. Ndërkohë në  Bashkimin Europian, më shumë se 11% e popullsisë 25-64 vjeç morën pjesë në trajnime në vitin 2022.

Ekspertët e Komisionit Europian vlerësojnë  të rëndësishëm mësimin gjatë gjithë jetës në kontekstin e zhvillimeve teknologjike dhe demografike.

Grupmosha 25-64 vjeç në vendin tonë vuan nga deficite të mëdha në arsim. Të dhënat nga Fondacioni Europian I Trajnimeve tregojnë se në vitin 2020 gati 53 % e popullsisë mbi 15 vjeç kishte vetëm arsim fillor. Niveli i ulët i arsimit në popullsinë në moshë pune nuk po bëhet shtysë për përmirësimin e aftësive në vijim.

Një anketë e INSTAT ka nxjerr në pah se kostot për trajnimin profesional në vitin 2020 u ulën në raport me vitin 2016 nga 19-90% në varësi të aktiviteteve ekonomike.

Në vitin 2020, kosto vjetore e trajnimit të një punonjësi në këto biznese ishte vetëm 734 lekë nga 7290 lekë që ishin në vitin 2016, me rënie 90%.

Bizneset pothuajse investojnë shumë pak fare te burimet njerëzore dhe nuk përdorin instrumente stimuluese si bonuse, shpërblime dhe trajnime për të rritur profesionalizimin

Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj profesioneve, nevojitet përditësim i njohurive në të gjitha fushat për t’u përshtatur me risitë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026