Gazetari: Rama do largojë shumë ministra, Dumani është bërë nervoz!
Gazetari Basir Çollaku komentoi në një intervistë për Euronews Albania përgjimet e fundit nga Sky Ecc që lidhen me çështjen e Ervin Matës dhe Erzen Breçanit.
Ai u shpreh se nga bisedimet me Dumanin, kupton se në mënyrën e sjelljes me disa dosje kryeprokurori shfaqet nervoz.
Konkretisht, Çollaku përmendi një ministër të kabinetit Rama që shfaqet në përgjime dhe që ka komunikuar me një nga të arrestuarit.
Gazetari theksoi se do të ishte e drejtë që nga aspekti moral, kryeministri Rama, ministri i Brendshëm, Balla dhe ai i Drejtësisë, Manja të dalin hapur dhe të deklarojnë nëse ndonjëherë ata, apo të afërm të tyre kanë përdorur telefona Sky.
“Natyrisht që e di se kush është, por do ta them, do ta shqiptoj shqeto me emër dhe mbiemër dhe me detyrën publike që mbart zotëria në kabinetin e zotit Rama duke e shoqëruar me dokumentin, me kodet e telefonit dhe një pjesë, 4-5 fjali të bisedës.
Këto s’janë më dosje që kanë akses vetëm njerëzit e drejtësisë shqiptare dhe mund t’i fshehin dhe të bëjnë ç’të duan me të. Maksimumi, fitojnë kohë, i zvarrisin pjesërisht,” – u shpreh Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç