“Kurti e Rama t’i kërkojnë falje shqiptarëve”, Leka: Duhet ta pranojnë që janë zënë
Gazetari Martin Leka tha në emisionin Now në Euronews Albania se takimi i Kurtit me Ramën në ditën e Pavarësisë në Vlorë ishte hipokrizi e plotë.
Leka theksoi se është e dukshme që dy liderët jo vetëm nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin, por urrehen.
Sipas tij, Kurti dhe Rama duhet të dalin t’u kërkojnë falje shqiptarëve në të dy anët e kufirit dhe të pranojnë se janë zënë me njëri-tjetrin për shkak të pikëpamjeve të ndryshme që kanë për gjëra të caktuara.
“Kam përshtypjen se Rama e urren Kurtin më shumë se ndonjë kryeministër tjetër fqinj, ose Kurti bën të njëjtën gjë me Ramën ose me Thaçin vetë. Kurti në një samit barazonte Thaçin me Vuçiç. Janë ca gjëra që ose i kemi të trashëguara në gjen ose historia na ka bërë të paaftë për të reflektuar në ditë solemne. Shpresoj që politika andej dhe këtej kufirit t’i kërkojnë falje popullit, të pranojnë të dy se jemi zënë se kemi pikëpamje të ndryshme për këtë apo atë, po a e bëjnë dot? Është më trim ai që fal se sa ai që vret”, tha Leka.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima