Shëndeti mendor në Shqipëri| Zbardhet raporti, ja kush janë më të prekurit
Gratë vuajnë më shumë se burrat nga shëndeti mendor në të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë. E thënë në shifra, 40% e burrave dhe 58% e grave në vendin tonë kanë përjetuar një shqetësim të lidhur me shëndetin mendor gjatë këtij viti ku më të shpeshta kanë qenë depresioni dhe ankthi.
BERZH vë në dukje se shëndeti i fortë mendor është i lidhur me nivel më të lartë të optimizmit për jetën. Edhe në këtë tregues, popullsia e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përmirësim që nga viti 2016.
Anketa e BERZH pyeti njerëzit nëse dhe sa shpesh përjetojnë trishtim, depresion, ankth dhe apati.
Në Slloveni, shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 për qind e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.
Anketa vuri në dukje se të rinjtë dhe të moshuarit kanë prevalenca më të larta të problemeve me shëndetin mendor, pasi 40% e tyre në rang global raportojnë çrregullime së paku një herë në javë.
Prevalenca e sëmundjes mendore vlerësohet se arrin kulmin në mesin e të tridhjetave.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës