‘648 të shtruar’, Brataj tregon se është ulur numri i pacientëve në spitalet COVID

25 Shkurt 2021 | 10:56

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj në një dalje për mediat theksoi se përgjatë këtyre dy javëve që u ndryshua orari policor pati një ulje të numrit të pacientëve, të cilët u shtruan në spital.

Brataj theksoi se në 15 Shkurt numri i pacientëve të shtruar në spitalet Covid arrit në 119 shtrime në ditë që janë shifrat më të larta, ndërsa shtoi se që prej datës 17 e deri më sot janë ulur nën 100 pacientë të shtruar.

“Nga 44 që ishte më 26 janar në ditë duke u rritur në 100 shtrime në 8 shkurt, duke arritur maksimumin në datën 15 shkurt në 119. Nga data 17 shkurt dhe deri më tani ka një ulje të shtrimeve në spital që ka zbritur poshtë numrit 100 që na lë në një optimizëm për të thënë se ato masa që u morën para 2 javësh besoj se e dhanë një farë efekti”- u shpreh Brataj

Ndër të tjerë Brataj tha se aktualisht shifrat e pacientëve të shtruar nëpër spitalet Covid në total arritinë 648 persona.

Në mbledhjen e sotme, Komisionit Teknik i Ekspertëve la në fuqi vendimin e marrë më 11 shkurt për orarin policor duke kufizuar qarkullimin e banorëve nga ora 20:00 deri më 06:00.

Lexoni gjithashtu:

Mbeten në fuqi masat e mëparshme anti-COVID, Komiteti Teknik i cilëson si efektive

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026