Shtëpia e Bardhë: Të përshpejtohen ndihmat për Ukrainën përpara ardhjes së dimrit

2 Dhjetor 2023 | 08:13

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha gjatë një konference shtypi se Kongresi duhet të veprojë me shpejtësi për të ofruar ndihma për Ukrainën përpara fundit të këtij muaji, pas të cilit do të bëhet shumë e vështirë dhënia e ndihmës që i nevojitet Kievit.

“Na duhet kjo ndihmë menjëherë, në mënyrë që të mund ta dërgojmë pa ndërprerje”, tha zoti Kirby.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën jetike për energjinë të Ukrainës këtë dimër, siç veproi vitin e kaluar.

Sipas Zëri i Amerikës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua me komandantët ushtarakë të premten për të diskutuar mënyrat për të prodhuar “rezultate konkrete” vitin e ardhshëm në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, ai foli për përmirësime në metodat e mobilizimit.

“Kjo nuk është thjesht një çështje numrash, se kush mund të mobilizohet,” tha ai. “Është çështje afatesh kohore për çdo person që është tani në ushtri, për çmobilizimin dhe për ata që do t’i bashkohen ushtrisë. Dhe ka të bëjë me kushtet”.

Ai tha se këto çështje duhej të shqyrtoheshin nga komandantët dhe ministria e mbrojtjes.

“Sot ka patur disa propozime dhe jam në pritje të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen

Emigrantët në SHBA me status të mbrojtjes së përkohshme duhet të kërkojnë qëndrim të përhershëm ose leje qëndrimi, tha Markwayne Mullin, sekretari i Sigurisë Kombëtare,...
10:14 | 29/06/2026

Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
08:59 | 29/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026