“Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka ankimon në Gjykatë të Lartë vendimin e Apelit të GJKKO
Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, Oltian Bistri, të arrestuar në saj të operacionit “Metamorfaza” i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, duke ankimuar vendimin e Apelit të GjKKO, që i la në burg.
Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Relator i çështjes është caktuar Ilir Panda, i cili nuk ka vendosur një datë për shqyrtimin e kërkesë.
Ndërkohë avokatët kanë pretenduar që komunikimet në Sky ECC nuk mund të merren si provë pasi sipas tyre nuk janë marrë ashtu siç i parashikon ligji.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore