“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”- Ish-prokurori: Këto janë dy motivet kryesore
Ish-prokurori Besnik Muçi është shprehur se dy motivet kryesore që mund të kenë çuar në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, janë problemet familjare ose një motiv financiar.
Komentet Muçi i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha gjithashtu se është e vështirë që qëllimin e vërtetë të ngjarjes ta mësojmë nga autori.
“Kur thashë që ngjarja është e zbardhur, në të gjitha elementët e saj ngjarja është e zbardhur. Elementi subjektiv është vrasje me paramendim. Qëndrimi psiqik i autorit me ngjarjen është që ai ka pasur qëllim vrasjen e bashkëshortes.
Është e vështirë që motivin dhe qëllimin e ngjarjes ta marrim nga autori. Ne nga të gjithë rrethanat objektive, duhet të nxjerrim qëllimin subjektiv të autorit. Duke parë që ngjarja dhe fshehja e saj ka qenë e mirëorganizuar, tregon që ka pasur një motiv shumë të fortë.
Mund të kenë qenë motive familjare që kanë qenë private, ose motivi financiar. Unë them që këto duja janë motivet kryesore që e kanë çuar atë në këtë ngjarje”, është shprehur Muçi.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk