Avokati: S’do ta merrja asnjëherë në mbrojtje një vrasës gjakftohtë si Naim Musreli
Avokati Gentian Rumano refuzoi publikisht në emisionin “Review” në Euronews Albania që të merrte në mbrojtje një person si Naium Murseli, i cili organizoi vrasjen e bashkëshortes në sy të fëmijëve.
Duke folur në cilësinë e avokatit, Rumano tha se do t’i dukej vetja qesharak të shkonte në sallën e gjyqit dhe të lehtësonte pozitat e një personi që ka kryer një vrasje të tillë.
“Nuk do ta mbroja. Nuk do ta merrja në përfaqësim një rast të tillë. Edhe nëse do më duhet të bëj një koment si avokat, do ta konsideroja veten shumë qesharak nëse do të shkoja përpara gjykatës dhe do t’i prezantoja rrethana lehtësuese apo një prezantim të personalitetit të të pandehurit që do të jetë në atë proces dhe nuk do ta merrja asnjëherë”, tha ai.
Liridona Murseli u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin kosovar, teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Persona të armatosur i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.
Më pas një prej grabitësve ka qëlluar me armë në drejtim të familjes. Njëri nga plumbat ka preku gruan duke e lënë të vdekur në vend. I gjithë plani u zbulua se ishte organizuar nga bashkëshorti i cili kishte kontraktuar vrasës me pagesë të cilët do t’i paguante 30 mijë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 18:24 Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 18:18 Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
- 17:59 Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin
- 17:52 FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e Kupës së Botës
- 17:42 Përmbytjet në Misuri, 200 persona të një kampi veror transportohen me helikopter në vende të sigurta
- 17:28 Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve