Frikë në RMV nga mutacionet COVID, ministri i Shëndetësisë: Po mendojmë shtrëngimin e masave

26 Shkurt 2021 | 06:49

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe po mendon për propozimin e masave shtrënguese, duke parë numrin në rritje të të infektuarve me mutacionin britanik të virusit. 

“Dje, 21% nga të testuarit kanë qenë pozitiv. Megjithëse kapacitetet spitalore janë duke u mbushur, kemi ende hapësirë. Akademia e shkencave po vazhdon hulumtimet, por dje kam biseduar edhe me laboratorin në ‘Zhan Mitrev’ ku edhe atje 70% nga mostrat janë të llojit britanik, i cili u dëshmua se përhapet më shpejt. Po e ndjekim trendin dhe nëse arrin në nivel rreziku apo ngarkimi të kapaciteteve, nuk e përjashtoj mundësinë e kufizimeve”, u shpreh ministri.

Ndërkohë, po vazhdon procesi i vaksinimit të punonjësve shëndetësorë. Deri tani janë vaksinuar mbi 1700 punonjës shëndetësor. 

“Në Maqedoninë e Veriut dje zyrtarisht ka nisur procedura për furnizim me vaksinën ruse. Janë porositur rreth 100 mijë doza, ndërkohë priten edhe 200 mijë vaksina kineze që duhet të arrijnë deri në fund të muajit shkurt. Deri tani ka rreth 230 mijë qytetarët janë paraqitur për ta marrë vaksinën”, raportoi gazetarja Ferikan Iljazi.

Maqedonia e Veriut planifikon që të vaksinojë deri 70% të popullatës deri në fund të vitit.

Kjo pritet të bëhet me vaksinat ruse, kineze, të Pfizer dhe ato të AstraZeneca-s. 

Lexoni gjithashtu:

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në RMV, Besim Zeqiri tregon si po vijon procesi i vaksinimit atje

Maqedonia e Veriut pret sot dërgesën e dytë të vaksinave anti-COVID nga Serbia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026