Neuropsikologia: Naim Murseli me tendenca psikopatie ndaj bëri vrasje me paramendim
Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Por më pas ngjarja mori një tjetër rrjedhë dhe rezultoi një vrasje e mirëorganizuar nga vetë bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Elma Myftari, neuropsikologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Naim Murseli ka tendenca psikopatie, pasi organizoi me gjakftohtësi dhe me paramendim vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.
“Nëse analizojmë profilin e vrasësit të Liridona Ademaj, ai kishte prirje ta shfaqte veten si njëri i rëndësishëm duke u shoqëruar me personazhe të njohura të jetës publike. Por nëse bazohemi edhe te një deklaratë në rrjetet sociale të Behgjet Pacollit ai ka treguar se Naim Murseli nuk ka qenë zyrtarisht këshilltari i tij, por vetëm asistent në rrjetet sociale. Vërejmë një person që vazhdimisht përpiqet ta konfirmojë rëndësinë e tij, dëshiron të duket. Nëse e analizojmë ngjarjen, vrasësi i Liridonës, ngremë dyshime për një çrregullim të psikopatisë dhe sociopatisë, se të gjithë njerëzit që kryejnë një vrasje me planifikim jo në gjaknxehtësi, ne si profesionistë dyshojmë në këto dy diagnoza, por kjo duhet specifikuar duke dëgjuar deklaratën e tij”, tha neuropsikologia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk