“14-vjeçarja u ekzekutua 3 orë pas rrëmbimit”, eksperti: Si u përfshi babai i saj
Eksperti i sigurisë, Sefer Selimi ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes tragjike të cilët u bënë viktimë e një akti makabër në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën një vajzë 14-vjeçare dhe një i moshuar 47 vjeçar.
Selimi tha se kjo ngjarje bëhet më e rëndë, pasi mendohet se i përfshirë ka qenë edhe i ati i adoleshentes. Sipas tij ai ka qenë bashkëpunëtor në inskenimin e rrëmbimit të vajzës së tij, i cili përfundoi më dhënien fund të jetës së 14-vjeçares. Arsyeja dyshohet të ketë qenë zhvatja e parave nga nëna e vajzës.
“Babai, ka pasur rol në këtë ngjarje, pasi sipas dyshimeve fillestare të publikuara nga prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ka dhënë detaje të lëvizjes dhe informata të tjera për të kryer rrëmbimin nga grupi kriminal.
Është herët për të dhënë detaje, Prokuroria dhe Ministria e Brendshme ishin të kujdesshme për të mos dhënë shumë informacione. Nga ajo që u mësua nga konferenca e prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në fillim është ekzekutuar i moshuari, makina e të cilit është përdorur më pas për rrëmbimin.
Rrëmbimi i kryer në datë 27 është bërë në hyrje të banesës ku ka jetuar vajza në orën 8:30 në mëngjes kur ajo është nisur për në shkollë. Sipas informacioneve vajza është ekzekutuar rreth tre orë më vonë, nga ai që tashmë është arratisur nga shteti. Të paktën kjo thuhet në dëshmitë e të arrestuarve”,-tha eksperti i sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet