Gjirokastra nderon 111-vjetorin e ngritjes të flamurit të Pavarësisë
Në Gjirokastër janë zhvilluar ditën e sotme një sërë aktivitetesh në nderim të 4 Dhjetorit 1912, datë kur patriotët gjirokastritë shpalosën flamurin e Pavarësisë mbi muret e gurta të kalasë shekullore. Bashkia Gjirokastër organizoi në mjediset e kalasë ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar. Të pranishmit revokuan kontributin e patriotëve gjirokastritë në shërbim të çështjes kombëtare dhe prosperitetit të vendit.
“Në këtë vend jo vetem të bukur por në këtë vend ku është shkruar historia , historia jo vetëm e Jugut por e gjithë Shqipërisë, rilindasit, patriotët gjirokastritë Hasan Xhiku po jo vetëm me gjithë shokët e tij, burrat, patriotë të kësaj treve ngritën flamurin, flamurin e Pavarësisë, atë flamur që Ismail Qemali e çoi në Vlorë në 28 Nëntor”, u shpreh Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.
Homazhe u zhvilluan edhe në shtatoren e patriotit Hasan Xhiku. Përgjatë muajit Nëntor në Gjirokastër u organizuan aktivitete të shumta artistike dhe kulturore, të cilat do të vazhdojnë edhe në atmosferën e festave të fundvitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve