Rriten çmimet e karburanteve, drejtuesit e mjeteve: E papërballueshme, do furnizohemi jashtë vendit

26 Shkurt 2021 | 14:31

Rritja e kërkesës për naftë dhe gaz në tregjet globale është shoqëruar edhe me rritje të çmimit në pikat e furnizimit në karburante.

Ditët e fundit, çmimi i gazit është shtrenjtuar 20-25 për qind, duke mbërritur në 60 lekë për litër, nga 45 që ishte në fillim të javës, ndërkohë për naftën dhe benzinën vihet re një luhatje e moderuar.

Të pakënaqur me çmimin e cilësinë janë edhe këta drejtues mjetesh, të cilët thonë se kanë zgjedhur të furnizohen në vendet fqinje.

Burime nga shoqata e hidrokarbureve thanë për Euronews Albania se hapja graduale e ekonomive do të shoqërohet me rritje të mëtejshme të çmimeve, ndërsa në tregun shqiptar, çmimi i lartë i karburanteve është pasojë e taksave direkte, të cilat e bëjnë të pamundur konkurrencën me rajonin.

Niveli i taksimit në tregun hidrokarbur

1 – Taksa e Qarkullimit                           27 Lekë/Litër

2 – Taksa e Karbonit                                3 Lekë/Litër

3 –  Taksa e Markimit                              1 Lekë/Litër

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026