Përfitimet nga projekti për Portin e Durrësit, ministrja Balluku: Do nxitet turizmi dhe do rritet ekonomia e shkallës

26 Shkurt 2021 | 19:40

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i është përgjigjur Partisë Demokratike, e cila ka paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese projektin për Portin e Durrësit.

Ajo tha se Shqipëria ka firmosur marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo, e cila në thelb parashikon të nxisë dhe t’i japë hov investimeve në të dyja vendet.

“PD-ja kam përshtypjen se ka një fushatë propaganduese. Ne kemi bërë një marrëveshjeje qeveri- qeveri me Emiratet e Bashkuara Arabe, një marrëveshje sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare, e cila është firmosur nga pala shqiptare dhe nga pala përfaqësuese Emirateve të bashkuara dhe sigurisë në këtë marrëveshje ka edhe një pjesë që nxit investimet e të dyja vendeve”, tha znj. Balluku në Euronews Albania. 

Pjesë e kësaj marrëveshje tha minsitrja Balluku është edhe ndërtimi i një porti të ri komercial jashtë zonës urbane të Durrësit, i cili sipas saj do t’i japë zhvillim zonës dhe do të rrisë ekonominë e shkallës.

“Një pjesë e saj është edhe Porti i Durrësit dhe duke qenë se ne kemi një master-plan për ndërtimin e një porti të ri komercial jashtë zonës urbane të Durrësit, për shumë arsye, të cilat janë pjesë e studimit dhe master-plan, siç është tashmë e gjithë ndotja ambient ale, qe ne kemi në Portin e Durrësit, apo siç është gjithë problematike që është krijuar nga trafiku i mjeteve të rënda  dhe me largimin e Portit të Durrësit në një zonë tjetër industriale, sigurisht ajo zonë do të kthehet në zonë urbane, një zonë e dedikuara për qytetarët, turistët, një zonë që do të nxisë turizmin dhe si rrjedhojë ekonominë e shkallës në qytetin e Durrësit”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026