Tensionet në Veri, analistja: “24 shtatori” s’mjaftoi që BE të sanksiononte Serbinë
Analistja Alma Lama është shprehur se furnizimi me armë i grupeve kriminale në veri të Kosovës, të cilat kryen edhe sulmin e 24 shtatorit, ku humbi jetën një polic, nuk mjaftuan që BE të sanksiononte Serbinë.
Komentet Lama i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se Kosova është sanksionuar nga BE për gjëra shumë më të vogla se kaq.
Ajo tha gjithashtu se çdo fundvit mblidhen krerët e BE e diskutojnë dhe Kosova do të jetë pjesë e këtyre diskutimeve.
“Nuk ka asgjë të re lidhur me çështjen e masave pasi kemi pasur deklarata të Borrell që ka thënë Kosova duhet të bëjë më shumë në çështjet e zbatimit të ligjit, ku bëhet fjalë për Veriun e Kosovës. Masat janë marrë për situatën e tensionuar në Veri.
Masat që ka ndërmarrë qeveria një nga këto ka qenë zvogëlimi i numrit të policëve në Veri, të cilat nuk kanë mjaftuar, pasi duhet të merreshin pasi të bëheshin zgjedhjet në Veri sipas BE. Kosvës i kërkohet drafti për asociacionin, që është autonomi territoriale dhe politike për serbët që nuk mbështetet në marrëveshjen e vitit 2013 dhe në Kushtetutën e Kosovës. Çdo fundvit mblidhen krerët e BE e diskutojnë dhe Kosova do të jetë pjesë e këtyre diskutimeve.
Ne patëm situatën e 24 shtatorit ku Serbia kishte mbështetur me armatim Radoiçiçin dhe kjo nuk mjaftoi që Serbisë t’i vendoseshin sanksione. Kosovës iu vendosën sanksione për gjëra shumë më të vogla”, është shprehur Lamaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet