BE në rrezik sulmesh/ Ekspertët: Konflikti Izrael-Hamas po nxit aktet terroriste

5 Dhjetor 2023 | 20:13

Komisioni Evropian ka paralajmëruar për rritjen e rrezikut të sulmeve terroriste gjatë periudhës së Krishtlindjes në Evropë, teksa konflikti Izrael-Hamas intensifikohet.

Për t’u përballur me rrezikun, komisionerja për Punët e Brendshmë, Ylva Johansson ka njoftuar një paketë prej 30 milionë eurosh, për mbrojtjen e vendeve të cenueshme.

Sinkron Ylva Johansson, komisionere e BE për Çështjet e Brendshme:

“Me luftën mes Izraelit dhe Hamasit, polarizimit të shoqërisë sonë dhe me ardhjen e festave të fundvitit ekziston një rrezik i madh për sulme terroriste në Bashkimin Evropian”.

Situata është diskutuar gjatë një takimi të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel. Vetëm pak ditë nga nisja e luftës Izrael-Hamas, në territorin evropian u verfifikuan disa sulme terroriste. Në qytetin francez Arras u vra një mësues, ndërsa në Bruksel dy tifozë futbolli u ekzekutuan nga një terrorist.

Gjithashtu, fundjavën e kaluar një turist gjerman u vra me thikë pranë Kullës Eifel në Paris. Sipas ekspertëve, ekziston një lidhje e qartë mes luftimeve në Gaza dhe situatës së sigurisë në Evropë dhe polarizimi i shoqërisë është një faktor negativ.

Sinkron Bruno Lété, ekspert sigurie, Fondi Marshall:

“Këto sulme janë të lidhura me ngjarjet në Gaza. Ndaj përbëjnë një zhvillim shqetësues. Kjo situatë krijon gjendje emocionale në radhët e opinionit publik në Evropë dhe nuk mendoj se fundi i saj është afër. Ndaj, edhe për Bashkimin Evropian është jetike që të punojë për ta zgjidhur këtë konflikt, pasi sa më shumë të zgjasë ai, aq më të polarizuara do të bëhen shoqëritë evropiane”.

Ekspertët e sigurisë deklaruan më herët se shërbimet e inteligjencës janë në gjendje të godasin organizatat terroriste, por të ashtuquajturit “ujqit e vetmuar” përbëjnë një kërcënim më vete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026