“Ne nuk jemi fallxhorë”- Çoçoli: Ja pse shqiptarët nuk humbasin nga rënia e euros

5 Dhjetor 2023 | 22:43

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, është shprehur se shqiptarët nuk kanë humbje nga rënia e euros, sepse kryesisht i kanë të ardhurat në lek.

Komentet Çoçoli i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ata që i kanë të ardhurat në Euro duhet të llogarisin marzhin e humbjes nga këmbimi i ardhshëm.

Ai shtoi se në sipas parashikimeve agatshkurtra, leku do të vijojë të mbivlerësohet në raport me monedhën europiane.

“Kur ti ke euro që të vijnë shumë më tepër se ato që shpenzon, atëherë euro është treg. E ardhura kryesore, burimi i tyre kryesor është rroga në lek. Të rrinë të qetë se nuk kanë asnjë lloj humbje edhe në të ardhmen.

Ata që i kanë të ardhurat në euro duhet të llogarisin një humbje të këmbimit të ardhshëm, sepse është i pritshëm, ne nuk jemi fallxhore që të themi se pas tre muajsh euro do të jetë 99 apo 98.

Qytetarët të shikojnë me kujdes që kur ti the do të kryej një investim, ta dinë që monedha europiane është në rënie dhe leku do të vijojë të mbivlerësohet. Për të gjitha ata qytetarë që duan të kenë një gjenje leku, duhet t’i besojnë lekut”, është shprehur Çoçoli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2012, kur Dhoma Amerikane e Tregtisë nisi të publikojë...
19:17 | 23/06/2026

Incident verbal në nisje të protestës, tension mes qytetares dhe aktivistit

Një incident verbal ndodhi këtë të martë në nisje të protestës në ditën e 24-tët, kur aktivistë dhe qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” në...
19:10 | 23/06/2026