“Edhe dhimbje, edhe turp”, Ermira Babaliu: Hall i dyfishtë familjen e Naim Murselit

6 Dhjetor 2023 | 08:15

Këngëtarja Ermira Babaliu tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se familja e Naim Murselit rrezikon hakmarrjen duke qenë se djali i tyre planifikoi vrasjen e bashkëshortes, Liridonës.

Ajo ishte e mendimit se familja Murseli duhet kuptuar për aq kohë sa përveç dhimbjes ata kanë dhe turpin mbi shpatulla.

“Për mua ata i ka zënë një hall i dyfishtë, halli i asaj që i ndodhi me nusen e djalit të tyre të dashur dhe nga ana tjetër, turpi, dhimbja e asaj që ju bëri fëmija. Ndërkohë, ajo që mua më shqetëson veç të tjerash është se ky nuk ishte një njeri i zakonshëm, ky ishte një njeri i njohur në nivelet e larta të të dyjave elitave edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Fakti që ai njeri ishte i njohur, i zgjedhur, kishte akses të takohej me elitën. Për mua kjo e dyfishon fajin sepse të jesh i njohur dhe të jesh në ato nivele qoftë të marrëdhënies, qoftë të shërbimit, mua më duket sikur ka ardhur koha të riciklohen ca gjëra,” – u shpreh Babaliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024