“I fiksuar” pas Kamzës, fotografi nga Zvicra: Pse rikthehem gjithmonë aty

6 Dhjetor 2023 | 09:29

Hans Peter Jost është një fotograf zviceran. Ai, në fillim të viteve 90’ të shekullit të kaluar, menjëherë pas ndryshimeve demokratike që ndodhën në Shqipëri, kishte bërë shumë udhëtime nëpër vendin deri atëherë, të panjohur, për të zbuluar pamje nga realiteti i rëndë nëpër të cilin po kalonte Shqipëria.

Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se ka fotografuar realitetin shqiptare ndërsa theksoi se vitet 90 ishin më të mira për të bërë fotografi të mira.

Një nga vendet që i ka bërë më shumë përshtypje është Kamza ku rikthehet vazhdimisht.

“Në vitet 90 ishte më mirë që të bëje fotografi të mira, tani ka ndryshuar. Njerëzit që jetonin në zonat rurale nisën të vinin në zona si Kamza, ishte një gjë e mirë se njerëzit që jetuan shumë vite në komunizëm ishin të gatshëm të pozonin për fotografin. Tetorin e shkuar isha në Kamëz, në Bathore ku kam treguar këto filma. Unë nuk kam qenë në Korenë e Veriut, por besoj se gjatë periudhës së komunizmit Shqipëria ishte si Koreja e Veriut”, tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024