Qeveria serbe fushatë me simbolin“Z”, aleati i Vuçiç: S’pranojmë plan për Kosovën

6 Dhjetor 2023 | 14:18

Simbolet e pushtimit rus të Ukrainës kanë nisur të shfaqen dhe në fushatën e zgjedhjeve serbe. Në një takim të zhvilluar nga Partia Socialiste Serbe, e drejtuar nga Ivica Daçiç, kandidati Dushan Bajatoviç shihet duke mbajtur një bluze me simbolin “Z”. I njëjti simbol është përdorur nga trupat ushtarake ruse që hynë në Ukrainë dhe kryen masakra ndaj civilëve.

Fotot me simbolin rus janë shpërndarë dhe nga faqja zyrtare e Partisë Socialiste Serbe. Gjatë takimit, Dushan Bajatoviç tha se partia ku ai bën pjesë nuk do të pranonte të asnjë lëshim për Kosovën.

Ai u shpreh se “ata që përkrahin planin Franko-Gjerman për Kosovën janë tradhtar dhe Serbia nuk mund të ndahet duke humbur territor”.

Sipas tij, janë dy blloqe politike në Serbi, ata që e quajnë veten Europian dhe duan të japin Kosovën me planin Franko Gjerman dhe serbët e vërtetë që janë në pushtet dhe duan ta mbrojnë. Partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës në serbi akuzojnë opozitën e drejtuar nga Dragan Gjilas se do të njohë pavarësinë e Kosovës, edhe pse paritë e opozitës realisht nuk kanë një qëndrim të qartë për këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026