Vendet ku flitet më mirë anglisht, renditja e Shqipërisë në nivel global

6 Dhjetor 2023 | 15:59

Të komunikosh në gjuhën angleze duket se po bëhet një prioritet gjithmonë e më shumë i shqiptarëve.

Kompania globale e arsimit Education First, si çdo vit ka analizuar rezultatet e 2,2 milionë të rriturve që iu nënshtruan testeve standarde të anglishtes në 2022,  duke i renditur vendet nga me aftësi shumë të larta në shumë të dobëta kur bëhet fjalë për të folurit anglisht.

Shqipëria renditet e 39-ta në nivlel global, nga 800 pikët maksimale, vendi ynë ka marrë 533 duke u përfshirë në kategorinë “Aftësi të Moderuara”, por kryeqyteti bën diferencën pasi vlerësohet me 559 pikë, duke kaluar në kategorinë “aftësi të Larta”.

Pozitiv është fakti se Shqiëpria është përmirësuar me 10 vende krahasuar me vitin 2022.

Nga vendet e rajonit përfshihet vetëm Serbia, e cila renditet në vendin e 24 me 569 pikë, në kategorinë “aftësi shumë të larta”.

Ashtu si në vitin 2022, Holanda përsëri renditet e para me 647 pikë, duke pasur aftësitë më të mira të gjuhës angleze si në Europë ashtu edhe në 113 vende në mbarë botën. Pjesë e vendeve me “aftësi shumë të mira” është edhe Austria, e cila renditet në vendin e 3-të globalisht me 616 pikë.

Vendet nordike Danimarka, Norvegjia dhe Suedia dominuan pas saj, të ndjekura nga Belgjika, Portugalia, Gjermania, Kroacia dhe Greqia.

Pavarësisht se Spanja, Italia dhe Franca renditen më poshtë se shumë vende europiane, aftësia në gjuhën angleze është me e lartë në kryeqytetet e tyre.

Vendet ku mund të keni me të vërtetë vështirësi për t’u kuptuar në anglisht përfshijnë Turqinë dhe Azerbajxhani të cilat renditen në kategorinë me ‘aftësive të dobëta’.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026