Mitsotakis me Erdogan: S’biem dakord për Qipron, dialogu të nisë nga ku u la në 2017
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti sot në një takim në Athinë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në deklaratën e përbashkët pas takimit që patën në pallatin Maximos në prani të delegacioneve të vogla të ministrave grekë dhe turq, Mitsokakis iu referua krizave të tilla si pandemia trevjeçare, një luftë në zemër të Evropës që shkaktoi një krizë energjetike dhe katastrofa të mëdha energjetike, çka sollën edhe luhatje në marrëdhënieve mes dy vendeve.
Mitsotakis u shpreh se Greqia vijon të mos jetë dakord për çështjen e Qipros, ndërsa theksoi se për grekët nuk ka zgjidhje përtej asaj të Kombeve të Bashkuara dhe dialogu duhet të fillojë nga aty ku u ndal në 2017
“Greqia dhe Turqia duhet të kërkojnë zgjidhje dhe nëse nuk kapërcehen ato nuk duhet të gjenerojnë automatikisht tensione dhe kriza. Në këtë drejtim, në Vilnius, ne ramë dakord të marrim fillin e bashkëpunimit. Udhërrëfyesi që miratuam përfshinte 3 nivele duke përfshirë dialogun politik dhe masat e ndërtimit të besimit. Përveç kësaj, Greqia kërkoi dhe siguroi miratimin e BE-së për të aktivizuar mundësinë që turqit dhe familjet e tyre të vizitojnë 10 ishujt tanë gjatë gjithë vitit që ose kanë struktura refugjatësh ose kanë lidhje detare me Turqinë. Ne nuk jemi dakord për çështjen e Qipros, për ne si Greqi nuk ka zgjidhje përtej asaj të Kombeve të Bashkuara dhe dialogu duhet të fillojë nga aty ku u ndal në 2017. 100 vjet pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës u nënshkrua një deklaratë e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, një marrëdhënie e parashikuar nga Konstantinos Mitsotakis kur mori Çmimin e Madh të Ipectsi në 1997. Deklarata që e kemi nënshkruar me respekt absolut për të drejtat që rrjedhin nga sovraniteti i çdo vendi. Hapi tjetër mund të jetë afrimi për shelfin kontinental dhe demarkacionin e ZEE”, tha Mistotakis.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve