Tensione në RMV, paralajmërohen protesta çdo të premte deri sa të shqyrtohen sërish çështjet ndaj shqiptarëve
Në Maqedoninë e Veriut situata është qetësuar gjatë fundjavës, pas protestave të së premtes kundër qasjes në dhënien e drejtësisë për të ashtuquajturën “rasti Monstra”.
Sidoqoftë korrespondentja e Euronews Albania në Shkup, Ferikan Iljazi tha se ka pasur paralajmërime që protestat do të vazhdojnë çdo të premte për çdo çështje të konsideruar si padrejtësi ndaj shqiptarëve.
“[…] çdo të premte do të ketë protesta deri në momentin që autoritetet gjyqësore do të marrin iniciativë për të rishikuar rastet [e kontestuara gjyqësore] zbardhjen e tërësishme, apo dënimin e autorëve të vërtetë të këtyre veprave,” – tha gazetarja Iljazi.
Të premten pati përplasje me policinë mes demonstruesit, kryesisht të komunitetit shqiptar, të cilët nisën protestat pas vendimit për të dënuar me burg përjetë 3 shqiptarë të akuzuar për vrasjen e 5 personave në vitin 2012.
Familjarët e të dënuarve kanë kërkuar shkarkimin e prokurores dhe gjykatëses dhe hetimin nga ndërkombëtarët, ndërkohë që nga Kuvendi të publikohen përgjimet.
Nga përplasjet pati 11 policë të lënduar dhe 8 protestues të arrestuar, për dy prej të cilëve është kërkuar masa e paraburgimit.
Lexoni gjithashtu:
Priten sërish protesta për rastin “Monstra” në RMV, 8 shqiptarë arrestohen dhe lëndohen 7 policë
Vendimi për rastin “Monstra” në RMV, burg përjetë për 3 shqiptarët e akuzuar
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar