Maqedonia e Veriut raporton në total 3126 humbje jete nga Covid-19

28 Shkurt 2021 | 13:38

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 3126 qytetarë të prekur nga Covid-19.

Shteti fqinj vijon të raportojë shifra të larta të të prekurve, ndërsa në total janë kryer 519 985 testime dhe numri i përgjithshëm i të diagnistifikuarve ka shkuar në në 102.482, kurse 91 066 të tjerë janë shëruar.

Pa përfshirë të dhënat e 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut në të dhënat zyrtare ka raportuar 8 290 raste aktive.

Autoritetet shtetërore prej kohësh kanë konfirmuar prezencën e mutacionit britanik dhe ai është i pranishëm në tre qytete; në Prikep, Kavadar dhe Ohër.

Qyteti më i prekur nga pandemia vdekjeprurëse në Maqedoninë e Veriut është Shkupi. Specialistët e shëndetit kanë kërkuar nga qytetarët të zbatojnë masat, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të coronavirusit në popullatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026