Hodaj: Askush në Ministri nuk ka aplikacionin ‘SKY ECC’, i kundërpërgjigjet gazetari
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.
Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.
Ndërkohë zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, në një intervistë për Euronews Albania theksoi se as Balla por askush në ministri nuk kanë pasur dhe nuk kanë një aplikacion të tillë.
Hodajt iu përgjigj dhe gazetari Basir Çollaku, duke i thënë se nuk e ndalon ligji që dikush të ketë aplikacionin “SKY ECC apo Encro Chat”
“Ministri Balla e ka deklaruar publikisht që nuk ka pasur dhe nuk do e pëdorë ndonjëherë. Nuk kemi fare ndrojtje të themi që zyrtarët e ministrisë së Brendshme as kanë pasurdhe as s’i kanë përdorur këro aplikacione. Vettingu është një proces ndryshe nga ky desiplinim që po kërkohet. Dhe për vettingun shifrat janë të pasakta.
Më 7 Maj që ishte dita e hyrjes në fuqi të ligjit 2% e forcës policore dhe të gjithë agjensive të tjera kanë dhënë dorëheqjen. Janë 100 punonjës policie të larguar sepse nuk donin t’i nënshtroheshin procesit”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta