Deputetja e PS: Nuk ishte mirë që projektligjin e Buxhetit ta diskutonim pa opozitën

7 Dhjetor 2023 | 22:08

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, është shprehur se buxheti i vitit 2024 nuk është diskutuar vetëm 7 minuta, por 78 orë.

Komentet Resulaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se ka pasur seanca shumë të gjata në Komisione ku është diskutuar për buxhetin, që megjithëse janë zhvilluar online, sipas saj kanë qenë shumë serioze.

Ajo shtoi se është përgjegjësi e opozitës që nuk ka marrë pjesë në diskutimet parlamentare për buxhetin e vitit 2024.

“Nuk janë 7 minuta që është diskutuar buxheti, por 78 orë që është diskutuar dhe debatuar. Me kë është një çështje që do ta diskutojmë. Ka pasur seanca shumë të gjata nëpër komisione, që edhe pse në zoom, kanë qenë nga më seriozet.

Nuk është gjë e mirë që të diskutosh projekt-ligjin më të rëndësishëm të vitit që është buxheti, ta diskutosh pa opozitën. Nuk duam të themi që ne këto 7 minuta na lumturojnë. E drejta qëndron vetëm në njërën anë. Mazhoranca duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, por çështja është që diskutimet për buxhetin janë braktisur nga opozita.

Zgjedhja që ka bërë opozita është e tillë. Tërheq vëmendjen e publikut jo me argumenta. Është përgjegjësi e opozitës që mungoi në diskutimet e buxhetit. Opozita iu dha qytetarëve ato pamje dhe në mendjen e qytetarëve janë ato pamje, jo argumentat pse buxheti nuk është i duhuri”, u shpreh Resulaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026