“PS kërkon autorsinë e Reformës”- Kikia: Arsyeja pse Rama riktheu Fatmir Xhafajn

7 Dhjetor 2023 | 22:57

Analisti Mentor Kikia është shprehur se rikthimi i Fatmir Xhafajt në vëmendje të publikut nga PS, është bërë me qëllim që kjo forcë politike të marrë autorsinë e Reformës në Drejtësi.

Komentet Kikia i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Xhafa është thirrur edhe njëherë për të kujtuar qoftë edhe vizualisht që Reformën e ka realizuar PS, pasi Xhafaj në atë kohë ishte drejtues i Komisionit për Reformën në Drejtësi.

“Rikthimi i Fatmir Xhafës ka si objektiv përpjekjen e PS për të marrë meritën e eutorsisë së Reformës në Drejtësi. Ka një përpjekje të qeverisë dhe socialistëve për të thënë që reformën e bëmë ne dhe frytet e saj na takojnë ne. Prandaj edhe Xhafaj është thërritur edhe njëherë për të kujtuar qoftë edhe vizualisht se reformën e bëmë ne, pra PS”, është shprehur Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026