Zgjidhet shefi i inteligjencës në Serbi, kush është i besuari i Vuçiç
Tomislav Radovanoviç, ish-shefi i Shërbimit për Metoda Speciale të Hetimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).
Radovanoviç në fillim të këtij viti u shkarkua nga pozita e tij në MPB, nga ku kaloi në Agjencinë për Informim të Sigurisë, ku eprori i tij ishte AleksandËr Vulin, i cili dha dorëheqje më 3 nëntor të këtij viti.
Ai është i njohur për publikun për faktin se ka qenë i ftuar në TV Prva në gjysmën e dytë të vitit 2021, ku ka folur për faktin se në MPB ka pasur një strukturë paralele që ka përgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në shkurt të këtij viti, NIN shkruante se sipas vetë Vuçiqit, Radovanoviç i ka treguar se po përgjohej. Ai po ashtu ka deklaruar se nuk i ka besuar menjëherë Radovanoviçit sepse nuk ka dashur të jetë paranojak.
“Pashë një muaj, dy apo tre muaj më parë, një deklaratë zyrtare të nënshkruar nga Radovanoviç, se ishte e qartë se një grup po punonte për të mbledhur informacione për mua dhe familjen time, do t’u them njerëzve se dikush po e bënte me urdhër të dikujt tjetër. Ishin të përfshirë faktorë të huaj. Kudo që shkonte Danilo dilte fotoja e tij”, deklaroi askohe Vuçiç.
Tomislav Radovanoviq është edhe ish-shefi i Brigadës Intervenuese të MPB-së së Beogradit, ka qenë pjesë e ekipit më të afërt të Dijana Hrkaloviç, ish-sekretare shtetërore në MPB, shkruan Danas.
Ai, siç raportojnë mediat ne Beograd, kishte shumë materiale të regjistruara nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë e njerëz të tjerë me influencë, apo të përgjuara, biseda që e bëne atë një nga të preferuarit për postin e drejtorit të policisë në fund të vitit 2021.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet