Situata në Kuvend ‘shkon’ në SPAK, Policia referon kallëzime për deputetët e PD

8 Dhjetor 2023 | 15:49

SPAK po verifikon referimet e policisë mbi situatën e tensionuar në kuvend. Policia ka referuar materiale për ndjekje penale të deputetëve të opozitës për shkatrim prone e shkelje të rregullave mbi lëndët piroteknike.

SPAK ka regjistruar një prej kallëzimeve të referuara nga Policia e Shtetit për incidentet e dhunës në sallën e Kuvendit. Brenda 15 ditësh prokurorët e Posaçëm do të kryejnë veprime hetimore për të vendosur më pas nëse ka apo jo vepër penale.

Referimet nga ana e uniformave blu janë bërë për veprat penale të shkatërrimit të pronës publike me dashje, por edhe të shkeljeve të rregullave për lëndët piroteknike. Sipas burimeve, në SPAK janë administruar deri tani, 4 referime për sa i përket dhunës dhe ndezjes së flakadanëve në sallën e seancave plenare.

Më herët, në SPAK, Policia ka referuar edhe emrat e deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Sipas kodit penal, Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërsa, shkelja e rregullave të caktuara për përdorimin, e lëndëve plasëse, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Krahas flakadanëve, seancën e fundit kur u miratua mes tensioneve buxheti, nga deputetët e opozitës u hodhën edhe kapsolla të fuqishme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026