Rama: Në pranverë do të ketë Kongres Zgjedhor të PS, për Kryesi dhe Asamble të re
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në pranverën e ardhshme do të mblidhet Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS të mbledhur gjatë ditës së sotme, ku tha se në pranverë do të zhvillohen zgjedhje Brenda partisë.
“Vitin e ardhshëm duhet të nisim punën me platformën, duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi kongres zgjedhor të PS, për një kryesi të re dhe asamble të re, sepse ne nuk na shkon që ata që na votojnë të mos kenë besim. Nuk na shkon më t’i duam nga larg dhe t’i dëgjojmë nga afër vetëm për zgjedhje njerëzit e punës.
Sot ka kryetarë të tërë organizatash që thonë ne këtu s’kemi gra. Po kush i ka pjellë këta dhe me kë i kanë bërë fëmijët këta.
Nuk na shkon të flasim për akademinë e partisë dhe akoma nuk e kemi ngritur. Duhet të punojmë shumë seriozisht deri në pranverë dhe të vijmë me një plan rinovimi në të gjitha forumet e mëdha të partisë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve