Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Klima e biznesit nën nivelin mesatar
Shqipëria vijon të jetë një mjedis jo tërheqës për investitorët e huaj. Indeksi mbi klimën e biznesit vijon të mbetet nën nivelin mesatar të nevojshëm.
Lajmin e bënë të ditur dhoma e tregtisë amerikane, e cila thekson se mungesa e forcës punëtore e kualifikuar, monopolet, informaliteti dhe niveli i lartë i korrupsionit vijojnë të mbeten faktorë dekurajues për bizneset e huaja që të investojnë në ekonominë shqiptare.
Përfaqësuesit e bizneseve të huaja shprehen se korrupsioni I lartë nxit njerëzit e kualifikuar të largohen nga vendi, duke ngadalësuar kështu rendimentin prodhues.
Sipas anketës së zhvilluar nga organi përfaqësues, 64% shprehen se shqetësimi kryesor mbeten monopolizimi i një sërw industrive, që dëmton kështu konkurrencën e lirë, 63% vlerësojnë shkallën e lartë të informalitetit në vend dhe 59,5% shprehen se korrupsioni është në nivele shumë të larta
Edhe pse Indeksi vjetor I dhomës amerikane mbi klimën e biznesit shënoi një rritje me 2% krahasuar me vitin e kaluar, ku nga 41.4 sot është 43.2%, shifrat janë ende shumë të ulwta për të krijuar një impakt pozitiv në rritjen ekonomike.
Ndërkohë, Presidenti i ri i Dhomës Amerikane të Shqipërisë, Grant Van Cleve theksoi se Indexi, edhe pse disa shohin gjysmën e gotës bosh, është në rrugën e duhur.
“Këtu po ndodhin disa gjëra: ka nisma për derregullimin mbi inspektorët, ka rezultate nga reforma në drejtësi, dhe me SPAK-un. Të gjithë këto bashkohen në rrugën e duhur për të kapërcyer në një nivel më të lartë, se kështu ndryshohet edhe perceptimi për zhvillimin, ftohen njerëzit që të kthehen përsëri në vend dhe të vijnë njerëz të rinj për të arritur në nivel domethënës”, tha zoti Cleve.
Në përmirësim, sipas këtij Indeksi, janë raportet e bizneseve me gjykatat, pronat private, intelektuale, me tatimet dhe doganat, me ministritë, si dhe nismat antikorrupsion.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nëntori i Lirisë” në Vlorë, kryebashkiaku: Bashkëpunim i frytshëm me biznesin
- Projektligji i PS për zonat e mbrojtura, Tabaku: I porositur për interesa biznesi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk