“Nëntori i Lirisë” në Vlorë, kryebashkiaku: Bashkëpunim i frytshëm me biznesin
Vlora është gati për festën e flamurit. Në prag të 111 vjetorit të pavarësisë Vlora do të presë mijëra shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit. Tashmë në qytetin bregdetar ka nisur java e aktiviteteve nën logon “Nëntori i Lirisë” në kuadër të festave të pavarësisë. Dita e Flamurit dhe dita e Çlirimit, 28-29 Nëntori, janë jo vetëm data të shënuara për lirinë dhe sovranitetin e kombit tonë, por edhe ditë pushimi, që bashkë me të hënën dhe fundjavën bëhen 5 ditë gjithsej për administratën publike. Në dakordësi të gjithë operatorët turistikë, së bashku me mbështetjen e Bashkisë Vlorë u ofrojnë vizitorëve që do të qëndrojnë tre net, të paguajnë vetëm dy. Atmosfera festive po ndjehet në Vlorë ku qytetarët kanë nisur t’i përgjigjen thirrjes së bashkisë për të valëvitur në çdo dritare një flamur.
Ermal Dredha, kryetar i bashkisë Vlorë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ka gjetur një bashkëpunim të frytshëm me komunitetin e biznesit në Vlorë për një organizim perfekt të ditëve te festave të Nëntorit.
“Festimet kanë nisur që në datë 23, kemi bërë një axhendë 1 javore. Ka një prezencë të shtuar të shqiptarëve nga trevat që kanë ardhur ta festojnë në Vlorë pavarësinë, që është gjithmonë epiqendra e festave. Do ketë sot në darkë një aktivitet me një komunitet arbëresh që kanë ardhur bashkë me kryebashkiakun e asaj komune. Kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë me komunitetin e biznesit që të jenë pjesë e gjithë procesit, kanë mbështetur edhe te pjesa financuare. Në fund të fundit është diçka që i shërben ekonomisë së qytetit, hotelet kanë vënë çmime simbolike për 2 ditët e para dhe e treta është falas”, tregoi kryebashkiaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Parada kuqezi në 28 Nëntor, Veliaj tregon për Euronews Albania detaje nga festimet
- Kupa e Karatesë në Vlorë, marrin pjesë 236 sportistë nga të gjitha trevat
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër