Parada kuqezi në 28 Nëntor, Veliaj tregon për Euronews Albania detaje nga festimet

26 Nëntor 2023 | 12:47

Të martën, më 28 nëntor, në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet Parada Kuq e Zi 2023. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet 3D si do të zhvillohet parade e shkruan se ideja ka ardhur nga një grup të rinj në diasporë.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada pritet të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Në 106-vjetorin e Pavarësisë, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e këtyre festave duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi detaje nga programi i bashkisë në dy ditët festive për 28-29 Nëntorin.

Veliaj tregoi se ‘Parada kuqezi’ është planifikuar për më 28 nëntor, nëse moti do të jetë i përshtatshëm, dhe mund të shtyhet maksimumi me një ditë.

“Parada në 28 nëntor pritet të nisë në orën 11:00, një parakalim nga sheshi “Nënë Tereza” në drejtim të sheshit Skënderbej ku do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit. Parada pritet të zgjasë disa orë, deri nga ora 2. Pasdite do vijojnë festimet dhe në darkë do të ketë një koncert të grupeve popullore të festivalit të Gjirokastrës. Në 29 nëntor Nata e Bardhë, do jenë bashkë të gjithë artistët më të mirë si  Noizi, Ledri dhe të tjerë”, tregoi Veliaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026