Kupa e Karatesë në Vlorë, marrin pjesë 236 sportistë nga të gjitha trevat

13 Nëntor 2023 | 16:30

Kupa e Karatesë në Vlorë, marrin pjesë 236 sportistë nga të gjitha trevat shqipfolëse

Më shumë se 230 sportistë të cilët përfaqësonin 26 klube sportive nga të gjitha trevat shqipfolëse morën pjesë në edicionin e 7-të të “Kupës Mbarëkombëtare të Karatesë” të zhvilluar në Vlorë.

Në kuadër edhe të 111 të pavarësisë së Shqipërisë aktiviteti u zhvillua në Pallatin e Sportit të qytetit bregdetar.

Përfaqësimi ishte i larmishëm, ku morën pjesë sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo edhe Lugina e Preshevës.

I kthyer tashmë në traditë, ky është vetëm fillimi i aktiviteteve në kuadër të Ditës së Pavarësisë.

Rëndësia e këtij aktiviteti është e madhe për shkak se marrin pjesë shumë sportistë, duke nisur nga më të vegjlit e për të përfunduar tek moshat e rritura.

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha ka vlerësuar këtë aktivitet, i cili ka si qëllim jo vetëm garimin, por mbi të gjitha evidentimin e sportistëve elitarë në sportin e karatesë.

Gjatë aktivitetit është vlerësuar me certifikatë mirënjohje “Nderi i qarkut Vlorë” edhe Marin Meksi për kontributin e tij në sport dhe bodybuilding. Ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj gjithë mbështetësve të këtij aktiviteti magjik të arteve marciale.

Aktivitete të tilla do të mbahen përgjatë gjithë muajit në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026