“Policia ka nevojë për ‘tërmet’”-Rexhepi për “SKY”: DASH e ka shpallur të paligjshëm

10 Dhjetor 2023 | 14:02

Eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi, është shprehur se Policia në Shqipëri ka nevojë për një “tërmet”.

Komentet Rexhepi i bëri në “Euronews Albania”, ku foli për formularin e vetëdeklarimit për efektivët, lidhur me përdorimin e aplikacionit “Sky ECC”.

Ai tha se ky kontroll është i domosdoshëm, përderisa edhe Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur të paligjshëm këtë aplikacion.

“Unë jam pro nismës për vetëdeklarimin për përdorimin e aplikacionit ‘Sky’. 1500 euro në muaj mund të më tregoni nga ju vijnë? Ka mundësi të më dorëzosh telefonin dhe kodin? Unë firmos ruajtjen e konfidencialitetit dhe të shikoj më kë komunikoni.

Përsa kohë ky aplikacion kanë punuar specialistët më të mirë në botë për ta zbërthyer dhe kam përshtypjen nga DASH është shpallur sait i paligjshëm… Një polic i mirë e ka problem të mbushë një telefon normal kur punon me djersën e ballit. Për mendimin tim formulary nuk ka gjë të keqe. Pork jo mund të jetë për të luftuar, por edhe për të kamufluar.

Për hir të të vërtetës, pa dalë Sky dhe kto skandalet, në perceptimin tim mua nuk më çudisin këto ndodhi. Policia ka nevojë për një tërmet të tipit që të plasaritet godina, në kuptimin figurativ. Të gjithë efektivët duhet ta konsiderojnë veten jashtë, jo se duhet të ikin të gjithë. Pra sikur po rekrutohen, janë në test”, tha Rexhepi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026