“S’krahasohet çështja Beleri me atë të luftës”, Xhufi: Këto lojëra acarojnë situatën

10 Dhjetor 2023 | 22:09

Historiani Pëllumb Xhufi, foli në lidhje me çështjen “Beleri” dhe kushtet që ka vendosur Greqia për Shqipërinë, që nëse nuk zbatohen atëherë do të vendosë veto ndaj vendit tonë.

Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ai theksoi se çështja ‘Beleri’ me ligjin e luftës nuk mund të krahasohen.

Mes të tjerash ai theksoi se Shqipëria ka probleme të tjera më të mëdha për t’u marrë sesa këto.

“Greqia nuk është se e donte pavarësinë e Shqipërisë, kishte tjera plan, ta ndante më dysh me Serbinë. Çështja Beleri me ligjin e luftës nuk mund të krahasohen. Gjithashtu dhe çështja e kufirit, që është shtruar nga mendje të ndriçuara të Greqisë që ne duhet të nënshkruajmë marrëveshjet në kuadër të kufirit të Greqisë.

Këto lojërat e acarojnë më shumë situatën. Ka probleme të tjera më të mëdha dhe kjo më duket muhabet mua. Ne merremi me probleme të tjera që na e servirin të tjerët që nuk janë pjesë e agjendës tonë. Ne nuk merremi me hallet tona”-tha Xhufi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
11:51 | 11/07/2026

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në fund të shtatorit, sipas një...
10:54 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026