“Ariu mbante delen në kurriz”-63 vjeçarja tregon ngjarjen e padëgjuar…

11 Dhjetor 2023 | 08:58

Ladi Sulo, tashmë e njohur si gjyshja alpiniste e cila shkon ngjit malet së bashku me nipin e saj 12 v jeçar, ishte mëngjesin e kësaj të hëne në “Good Morning Albanians”.

Duke folur për eksperiencat e saj ajo ka ndarë në emision edhe një histori të frikshme të cilën ia kishin treguar çobanët që ajo kishte takuar në një nga udhëtimet e saj me nipin.

“Çobanët na treguan një histori. Ishte pak e frikshme. Në Gramoz, atyre në orën 1 u kishin lehur qentë. Njëri nga çobanët kishte dalë dhe kishte parë ariun. Ariu kishte hedhur delen në kurriz dhe e shikonte.

Çobani i kishte hapur rrugën dhe ariu kishte marrë delen kishte ikur, kishte kthyer edhe kokën pas për ta kontrolluar. Çobanët kishin 11 qenë, të cilët nuk reaguan, sepse ariu nuk do t’ia dijë. Nëse të del ariu përballë hapi rrugën, rri ulur e mos merr as frymë”,-tha Ladi Sulo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024