Lihet në burg Doda, vendimi i gjykatës: Naimi i shkoi te vendi i punës, i bleu armën
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Tomë Dodës, personi i katërt i arrestuar për vrasjen e Liridona Ademaj.
Doda dyshohet se është personi i cili i shiti armën e krimit Naim Murselit, të cilën më pas ky i fundit ia dorëzoi Granit Plavës të kryente aktin.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit T.D për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim e gjykatës.
Në vendim sqarohet gjithahstu dhe momenti kur Naim Murseli ka marrë armën e krimit.
Sipas organeve ligjzbatuese në Kosovë, Murseli i shoqëruar nga Granit Plava, e kanë takuar Tomë Dodën në vendin e punës më datë 29 nëntor, rreth orës 14:00.
Aty sipas vendimit të gjykatës, Murseli ka marrë armën e krimit dhe ka paguar Dodën për shërbimin e kryer.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet