Vota e emigrantëve/ Diaspora për Shqipërinë e Lirë dorëzon draftin në Kuvend

11 Dhjetor 2023 | 14:07

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka bërë publike nismën dhe kërkon nga klasa politike që të miratojë ndryshimin e Kodit Zgjedhor për të mundësuar që të gjithë shqiptarët jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Shtatë deputetë të opozitës i kanë propozuar Kuvendit të Shqipërisë nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit për votën e emigrantëve.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi në dhjetor të vitit të shkuar t’i kërkojë Parlamentit miratimin brenda vitit të këtyre ndryshimeve.

Deklarata për media e Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë i prezantoi publikut më datë 08.09.2023 draftin e përpiluar nga ajo me ndryshimet e sugjeruara të Kodit Zgjedhor për të përmbushur boshllëkun ligjor të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese për Votës së Diasporës.

Pas një periudhë diskutimi me aktorët e përfshirë në proces, lëvizja e dorëzoi këtë draft më datë 10.10.2023 pranë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla dhe për dijeninë e të gjitha palëve politike duke e protokolluar me Nr. 3060.

Sot Diaspora për Shqipërinë e Lirë e fut këtë draft në procesin legjislativ! Me mbështetjen e një grupi deputetësh propozues, ajo i propozon Kuvendit të Shqipërisë nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji.

Deputetët propozues janë:

  1. Z. Fatmir Mediu
  2. Z. Gazment Bardhi
  3. Z. Agron Gjekmarkaj
  4. Z. Agron Duka
  5. Znj. Jorida Tabaku
  6. Znj. Emilia Koliqi
  7. Znj. Dhurata Çupi Tyli.

Duke falenderuar deputetët propozues, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mbështesin këtë projektligj të ardhur nga përfaqësues të Diasporës, të mos shikojnë interesat e ngushta politike të momentit, por të bashkohen për ti mundësuar të gjithë Shqiptarëve kudo që janë të drejtën e Votës dhe mundësinë e përfaqësimit politik si dhe atë të ndikimit në qeverisjen e vendit siç ndodh në çdo vend demokratik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026