Besiktas “hakmerret” për humbjen, përjashton 5 futbollistë nga skuadra

11 Dhjetor 2023 | 15:54

Një vendim drastik është marrë nga drejtuesit e skuadrës turke Besiktas menjëherë pas humbjes së regjistruar në shtëpi ndaj Fenerbahce.

Një ngjarje që rrallë ndodh në futbollin evropian, por duket se disfata ndaj një rivali direkt nuk mund të lihet pa ndëshkim. Bëhet fjalë për përjashtimin e 5 futbollistëve, të cilët nuk kanë përmbushur objektivat e drejtuesve. Konkretisht mbrojtësi Bailly, Aboubakar, Onana, Rossier dhe Ghezzal, nuk do të jenë më pjesë e skuadrës.

5 futbollistët në fjalë nuk kanë justifikuar besimin e trajnerit dhe drejtuesve, për më tepër qendërmbrojtësi që më parë ka luajtur për Manchester United, ishte vlerësuar negativisht në sfidën me Fenerbahce. Lojtari më i vlerësuar në kampin e Kalimbej ishte portieri Gunok.

Kampionati turk kryesohet nga Fenerbahce, e cila udhëheq tanimë prej javësh, e më pas Galatasaray, Kayserispor, Trabzonspor dhe Besiktas. Këta të fundit kanë 8 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje, ndërsa objektivi parasezonal ishte fitimi i titullit kampion, teksa duket se edhe pas kësaj situate, mbetet një mission i pamundur.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026