Gripi dhe virozat e stinës, mjekët në Elbasan: Vazhdon fushata e vaksinimit

11 Dhjetor 2023 | 16:13

Virozat janë të pranishme në këtë stinë dhe banorët në qarkun e Elbasanit, këshillohen të jenë të kujdesshëm, duke aplikuar masa mbrojtëse. Një ndër format e mbrojtjes nga gripi është vaksina, veçanërisht për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

“Në Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh ka filluar vaksina e gripit 2023-2024. Nga data 16 Tetor i këtij viti jemi furnizuar me vaksinën e gripit nga Instituti i Shëndetit Publik. Ne si NJVKSH Gramsh kishim në plan 2250 doza, nga kërkesa jonë ISHP na furnizoi me 2400 doza. Nga data 17 filloj vaksinimi dhe deri dje kemi realizuar 1732 vaksina gripi”, thotë Hyqmet Ibrushi, nga Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh.

Mjekja Ermira Kastrioti thotë se vitet e fundit qytetarët janë ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e marrjes së vaksinës anti-grip.

“Fushata e vaksinimit ndaj gripit stinor është fushata që bëhet çdo vit në pjesën e vjeshtës. Grupet më te interesuara janë të sëmurët kronikë, pacientët mbi 60-vjeç. Tek të sëmurët kronik ata që janë me probleme kardiovaskulare, të sëmurët me astmë, diabet apo me imunitet të komprometuar. Ritmi i vaksinimit ka qenë me i lartë,  tani  pak më i ulët por nën 20- 30 veta nuk ka rënë. Ditët e para janë vaksinuar punonjësit e shëndetësisë por edhe nga personeli i policisë mësues etj”, tregon mjekja Ermira Kastrioti.

Ulja e temperaturave krijon terren për përhapjen e viruseve ndaj qytetarët, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët duhet të shtojnë vigjilencën, apelojnë mjekët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026