Votimi dhe numërimi elektronik, KQZ vendos sot zonën në Tiranë ku do të bëhet procesi pilot

2 Mars 2021 | 07:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendos sot njësinë në Tiranë ku do të bëhet testimi i pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Zona që pritet të miratojë Komisioneri i Zgjedhjeve është KZAZ-ja numër 40 që përkon të jetë në njësinë numër 10 në kryeqytet.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme KQZ-ja do të vendosë për caktimin e personelit të kualifikuar për përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit në qendrën e votimit.

Ka qenë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili u kërkoi partive politike të propozojnë zonat ku do të implementohet procesi pilot i votimit elektronik.

Në kërkesën e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bëhet me dije se sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilote të cilat do të përfshijë jo më shumë se 20 për qind të zgjedhësve duke filluar nga zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pavarësisht nga ky rregull në zgjedhjet e para për kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100 për qind të votuesve.

Lexoni gjithashtu: 

Teknologjia në zgjedhje, KQZ u kërkon partive politike të propozojnë zonat ku do të implementohet votimi elektronik

Votimi dhe numërimi elektronik, PD dhe PS propozojnë qarqet e tyre të përzgjedhura

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026