Rriten blerjet online, INSTAT: Çfarë porosisin më shumë gratë dhe burrat

12 Dhjetor 2023 | 17:40

83,1 % e popullsisë 16 – 74 vjeç në Shqipëri janë përdorues të rregullt të internetit.

Të dhënat e gjeneruara nga Anketa e Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit gjatë vitit 2023, kanë nxjerr në pah se 99,8 % e individëve kanë përdorur celularin për të hyrë në internet. 28,2 % laptopin dhe 27,4 %  kompjuterin.

Interneti është përdorur si për argëtim si dhe për një sër shërbimesh që kanë të bëjnë me shëndetin, veprime bankare, komunikim por edhe blerje.

Ekspertët e institutit të statistikave me anë të anketës kanë nxjerr në pah se blerjet onlinë në vitin 2023 janë rritur  me 3,8% në raport  me vitin 2022.

38,5 % e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç kanë kryer blerje onlinë në  2023.

Rroba, këpucë dhe aksesorët zënë peshën më të madhe të produktev të blera në internet me 88,8 % ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, fast food dhe shërbimet katering me 40,3 %.

Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2023  shohim se gratë kanë blerë më shumë produkte për kujdes personal ,  “produkte shtëpiake” si dhe “ilaçe/suplemente/vitamina” ndërsa  burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “pajisje elektronike për shtëpi”dhe “kompjuter/tabletë/celularë,etj.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026