11 tonë kokainë ‘shqiptare’ sekuestrohet nga policia në Spanjë, 20 në pranga

12 Dhjetor 2023 | 17:55

Autoritetet në Spanjë kanë sekuestruar 11 tonelata kokainë, të importuara sipas tyre nga organizata kriminale shqiptare dhe kanë arrestuar 20 persona.

Sipas zyrtarëve iberikë, sasia e madhe e lëndës narkotike tregon fuqizimin në rritje të bandave shqiptare në Evropë.

E paketuar në konteinerë, droga ishte mbledhur në Kolumbi, ndërsa më pas kishte kaluar përmes Ekuadorit përpara se të konfiskohej nga policia kur mbërritën në dy porte të ndryshme të Spanjës, njëri në qytetin veri-perëndimor të Vigos dhe tjetri në atë lindor të Valencias.

Në Vigo, policia sekuestroi 7.5 tonë kokainë të fshehur në një ngarkesë me peshk tonë të ngrirë, ndërsa në operacionin tjetër 3.4 tonelata u zbuluan në konteinerë me dysheme të dyfishtë.

Pjesa dërrmuese e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, por ka edhe spanjollë, kolumbianë dhe një domenikan, përfshirë një biznesmen spanjoll që kishte vendosur kompaninë e tij të peshkimit në dispozicion të trafikantëve.

“Grupet mafioze shqiptare po monopolizojnë dërgesat me drogë jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikën Latine. Këto organizata kanë arritur në pikat e origjinës dhe kontrollojnë tranzitin nga fillimi deri në fund”, ka deklaruar shefi i njësisë së antidrogës dhe krimit të organizuar, Antonio Martinez Duarte, në një konferencë shtypi në Madrid.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026